LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nuk ekziston rrezik për valë të re refugjatësh në Maqedoni (Video)

Spasovski: Nuk ekziston rrezik për valë të re refugjatësh në Maqedoni (Video)

Nuk ka asnjë paralajmërim për rritje të mundshme të numrit të migrantëve ose për aktivizim të rrugës së Ballkanit Perëndimor, tha ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski pas përfundimit të takimit të dytë të Ministrave për punë të brendshme dhe atyre për punë të jashtme të Maqedonisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë që mbahet në Selanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë takim diskutuam për tema të rëndësishme, për sigurinë, për sfidat globale të sigurisë, të rajonit dhe shteteve tona. Para së gjithash për krimin e organizuar, tregtinë me njerëz, me lëndë narkotike dhe krizën e refugjatëve. Është me rëndësi të veçantë të kemi shkëmbim të informatave, të kemi bashkëpunim edhe në fushat e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Spasovski.

Në takim është dakorduar të mbahen mbledhje të këtilla çdo gjashtë muaj, ku do të diskutohen këto tema dhe të vendoset kontakt në nivel të drejtorvve të policisë dhe në strukturat më të ulëta të policisë.


Në suaza të Takimit të dytë ministror në Selanik, Spasovski u takua me Nikos Toskas, ministër alternativ për punë të brendshme të Greqisë, i angazhuar për rendin publik, ku dy ministrat diskutuan për bashkëpunimin në lidhje me ballafaqimin me sfidat e sigurisë, me theks të veçantë në çështjen e refugjatëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori