LAJMI I FUNDIT:

Tufegxhiq: Gjithë procedura për rastin “Monstra” është e inçizuar

Tufegxhiq: Gjithë procedura për rastin “Monstra” është e inçizuar

Gjithë procedura për rastin “Monstra” për të cilën Prokuroria Themelore kërkoi shfuqizim të aktgjykimeve dhe kthim të lëndës për rigjykim, është e inçizuar audio dhe video, deklaroi gjykatësi Vlladimir Tufegxhiq.

Ai shtoi se më 2 maj është hapur hetimi në Departamentin për krim të organizuar. Tufegxhiq tha se dy prokuroritë, e rregullta dhe PSP duhet të bashkëpunojnë për këtë rast, me qëllim që të largohen të gjitha spekulimet, veçanërisht pas infomacioneve se në disa “bomba” ka përmbajtje për këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, Prokuroria Themelore në sencën e fundit publike për rastin “Monstra” në Gjykatën e Lartë, kërkoi që të shfuqizohen vendimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë dhe lënda të kthehet për rigjykim.


Të akuzuarit në këtë lëndë, të cilët janë dënuar me burg të përjetshëm edhe në seancën e fundit mohuan akuzat dhe thanë se janë të pafajshëm. Ata ngarkohen për vrasjen e pesëfishtë e cila ndodhi para pesë viteve në liqenin Smillkovcë./Telegrafi/