LAJMI I FUNDIT:

Ngriten kallëzime për kundërvajtje ndaj 8 personave në rastin e Shuto Orizares

Ngriten kallëzime për kundërvajtje ndaj 8 personave në rastin e Shuto Orizares

Në konferencë për shtyp, ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski kumtoi se kundër të denoncuarve SH.D., F.F., J.S., H.A., H.M., H.I., E.B dhe A.M, SPB Shkup ka përgatitur procesverbal për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit 11 të Ligjit për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, ndërsa tërë materiali është dorëzuar deri te Prokuroria themelore publike – Shkup.

“MPB-ja është e vendosur në qëllimin e saj, ndërsa për këtë kemi kapacitet të mjaftueshëm për t’i zbuluar dhe në pajtim me ligjin t’i procesojmë ngjarjet e tilla të cilat kërcënojnë të hedhin njollë ndaj procesit të ardhshëm zgjedhor”, tha Spasovski.

Ministri theksoi se pavarësisht se kush nga cila parti vjen, simpatizues i kujt është, për MPB-në parimore do të jetë respektimi i ligjeve që do të vlejnë për të gjithë njëlloj./Telegrafi/