Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i mbrëmjes – ju mendoni se i keni të gjitha gjërat nën kontroll.
Por do të befasoheni nga ato që kanë raportuar shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
Ekspertët dhe profesionistët e ndryshëm kanë përpiluar një listë me mënyra se si ta mbani veten të pastër, të shëndetshëm dhe me pamje të mirë.
Sa shpesh duhet t’i pastroni flokët?
Përgjigja e shkurtë? Askush nuk duhet t’i pastrojë flokët çdo ditë. Kjo varet nga lloji i lëkurës: nëse keni lëkurë normale apo të tharë, një apo dy herë në javë mjafton.
Sa shpesh duhet t’i pastroni dhëmbët?
Ekspertët rekomandojnë t’i pastroni dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta, edhe pse nuk e specifikojnë kohën kur duhet të ndodh ky proces.
Kur është koha më e mirë për të përdorë antiperspirant apo deodorant?
Koha ideale është menjëherë para se të flini. Këtë mënyrë, nëse jeni duke përdorur antiperspirant, produkti ka mjaftueshëm kohë për t’i mbyllur poret nga të cilat del djersa.
Sa shpesh duhet të bëni dush?
Shumica prej nesh pastrohemi shumë. Dermatologët kanë treguar se në të vërtetë duhet të pastrohemi vetëm një herë në dy-tri ditë, edhe pse kjo varet nga ajo se ku jetoni dhe sa shpesh bëni ushtrime fizike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City