Për të gjithë studentët, të cilët duan të marrin pjesë në Konferencën e Marketingut Dixhital në Tiranë ofrohet një çmim prej 30 Eurosh, vetëm nëse keni Kartën e Studentit (E domosdoshme). Për të blerë biletën klikoni KËTU !
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët e Marketingut, Administrim Biznes-it apo edhe të tjerë të interesuar në botën e marketingut, PR, komunikimit, menaxhimit, teknologjisë, medias sociale, strategjisë etj.
Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni, pas disa vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 12 Tetor 2017 do të jetë e pranishme në edicionin e dytë në Tiranë. Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.
Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet t’a shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.
AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut dixhital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri të vlefshme nga këndvështrime të ndryshme dhe shumë planëshe.
Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë shpallur në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri:
Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni ulje çmimi nëse jeni studentë dhe keni kartën e studentit. ( E domosdoshme). Ju lutemi paraqituni me kartën ditën e Konferencës !!!
# # # # #
Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Xiaomi paraqiti kërkesën për një tjetër telefon të palosshëm
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Google Maps, pamje në 45 shkallë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe