Rritet përqindja e personave të diagnostikuar me sëmundje të transmetueshme seksualisht në SHBA
Sipas zyrtarëve federalë shtetërorë në SHBA, rastet e personave të diagnostikuar me sëmundje të transmetueshme seksualisht kanë arritur majat.
Në vitin 2016 kanë qenë 1.6 milionë raste me klamidia, 470.000 raste me gonorre dhe 28.000 raste me sifiliz, transmeton Telegrafi.
Këto sëmundje janë në rritje në të gjitha grupet e njerëzve, duke përfshirë gratë, të rinjtë, homoseksualët e biseksualët.
Sipas ekspertëve, rastet e sëmundjeve të transmetueshme seksualisht janë vazhdimisht në rritje dhe po bëhen kërcënim serioz i qenieve njerëzore.
Mes vitit 2015 dhe 2016, përqindja e rasteve me sifiliz është rritur për thuajse 18 për qind, ndërsa shumica e rasteve janë raportuar nga meshkujt – në veçanti nga homoseksualët dhe biseksualët.
Gjysma e meshkujve të këtyre dy grupeve të fundit gjithashtu kanë qenë të diagnostikuar me HIV.
Ndërsa përqindja e sifilizit është rritur për 36 për qind te gratë, dhe 28 për qind te të porsalindurit. Në vitin 2016, në SHBA kanë qenë më shumë se 600 raste të të porsalindurve të infektuar me sifiliz, e që ka rezultuar në vdekjen e 40 personave dhe shumë komplikimeve mjekësore.
Edhe rastet e gonorresë janë rritur te të dy gjinitë, por në veçanti te meshkujt (22 për qind), dhe numri më i madh i këtyre rasteve te meshkujt ka qenë te ata homoseksualë dhe biseksualë.
Ekspertët bëjnë të ditur se antibiotikët mund t’i shërojnë të tri sëmundjet seksuale (gonorrenë, sifilizin dhe klamidinë), por nëse nuk diagnostikohen dhe lihen pa u trajtuar, ato mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë probleme me pjellorinë, probleme me shtatzëni dhe e rrisin rrezikun për t’u infektuar me HIV. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë