LAJMI I FUNDIT:

Nesër mbaron mundësia për aplikim për vizën amerikanë për qytetarët e Maqedonisë

Nesër mbaron mundësia për aplikim për vizën amerikanë për qytetarët e Maqedonisë

Ambasada Amerikane në Shkup me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni, informon qytetarët se nga nesër në ora 18:00 mbaron afati për të aplikuar për llotarinë për vizën amerikane.

”Programi i viza lotarisë për vitin 2019 do të jetë i hapur për regjistrim më 3 tetor 2017, e martë, në ora 18:00, dhe do të mbyllet më datë 7 nëntor 2017, e martë, në ora 18:00. Aplikuesit mund të gjejnë formularin elektronik për lotarinë si dhe të gjitha udhëzimet në ueb faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov.” thuhet mes tjerash në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Shkup.

”Aplikimi për këtë program është pa pagesë; Ruani faqen tuaj të konfirmimit elektronik pas përfundimit të aplikimit për të kontrolluar më tej statusin e aplikacionit; Duhet të mbani kopje të numrit unik të konfirmimit, të paktën deri më 30 shtator 2019. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse jeni selektuar; Duhet të regjistroheni me fotografi të re, të bërë brenda gjashtë muajve të fundit. Nëse përdorni fotografi të vjetër do të diskualifikoheni; Mund të bëni vetëm një regjistrim; Më 1 maj 2019 duhet të kontrolloni nëse jeni zgjedhur; State Departament nuk do t’ju kontaktojë përmes email-it; Nëse merrni email ku thuhet se keni fituar, mbani mend që ai email është mashtrim.” thuhet në përshkrimin e pikave për aplikim. /Telegrafi/