Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbajti sot tubim në fshatin Mramor, ku u fol për sukseset e qeverisjes në Prishtinë dhe për punët që e presin në mandatin e radhës.
Deputeti Frashër Krasniqi tha para të pranishmëve se subjektet tjera politike janë bërë bashkë, jo për ta fituar Prishtinën, sepse e dinë që nuk munden, por për të mos lejuar shembullin e Prishtinës edhe në komunat tjera.
“Sulmet e tyre ndaj qeverisjes sonë në Prishtinë bëhen për shkak se duan t’i ruajnë komunat tjera me të cilat qeverisin. Nuk duan që shembulli i mirë i Prishtinës të shpërndahet edhe në Komunat tjera. Frika e tyre është kjo. Dhe është frikë e bazuar, për shkak se VETËVENDOSJE! pas këtyre zgjedhjeve lokale do të udhëheqë jo vetëm me Prishtinën, por edhe me shumë komuna të tjera”, tha Krasniqi.
Kryetari i Qendrës së VV-së në Prishtinë, Yll Hoxha, tha se në Prishtinë kemi ngritur nivelin e qeverisjes, dhe ua kemi bërë të qartë qytetarëve se si qeverisë Lëvizja e si qeverisin subjektet tjera.
“Bëmë 12 zotime, prej të cilave 11 i realizuam, kurse të fundit na e bllokuan në Kuvend Komunal. Bllokada të tilla nuk duhet të lejojmë më. Bllokadat e tilla i bëjmë të pamundura me fitoren e VETËVENDOSJE!-s edhe për Kuvend Komunal. Ne jemi ata që japim zotime të cilat e dimë saktë se mund t’i realizojmë, dhe dalim faqebardhë para qytetarëve. Nuk japim premtime megalomane si të tjerët, sa për të marrë votë sot, e për t’u turpëruar nesër”, u shpreh Yll Hoxha.
Kryetari Shpend Ahmeti prezantoi programin qeverisës për mandatin e radhës, me 100 zotimet.
“Programi “Prishtina, qytet në çdo lagje”, ka për qëllim që t’iu ofrojë shërbime të barabarta të gjithë qytetarëve brenda komunës, pavarësisht në cilin fshat e në cilën lagje jetojnë ata. Prioritetet po i caktojmë së bashku, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Që ta realizojmë plotësisht programin tonë, na duhet mbështetja në Kuvend Komunal. Prandaj, përveç mua si Kryetar i Komunës, ju duhet ta zgjedhin njërin nga lista jonë për Kuvend Komunal”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite