LAJMI I FUNDIT:

Limaj në Rahovec: Frytet e premtimeve tona do të shihen në qershor

Limaj në Rahovec: Frytet e premtimeve tona do të shihen në qershor

Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në komunën e Rahovecit. E kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke i ofruar mbështetjen kandidatit Besnik Hoti për kryetar të Rahovecit, tha se jemi para një momenti të rëndësishëm ku qytetarët në tërë Kosovën janë para vendimit se kush do t’i udhëheqë komunat e tyre për katër vite, duke shtuar se qytetarët e komunës së Rahovecit e kanë mundësinë për të ndryshuar.

“Rastin dhe mundësinë çdo qytet e ka çdo katër vite dhe është keq që atë mundësi me lëshua dhe pas një jave me i ra pishman për zgjidhjen që e ke bërë. Qytetarët dhe zyrtarët duhet të jenë të përgjegjshëm, qytetarët për atë se çka do të zgjedhin, zyrtarët duhet të përcaktohen qartë pasi që marrja me punën lokale nuk është sezonale. Këta burra dhe gra kanë vendosur që të marrin përgjegjësi për të përmirësuar gjendjen në qytetin e tyre. Po ashtu kanë marrë përsipër të jenë zëri i atyre që i kanë votuar”, tha Limaj.

Limaj u zotua para qytetarëve të Rahovecit se frytet e premtimeve të tij do ti shohin në qershor, ku tha se nuk do të hyjë spec nga jashtë pa u harxhuar këta të Rahovecit njëherë.


Ndërsa, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Besnik Hoti, tha se është një privilegj që si banor i Krushës të kandidojë nën siglën e Nismës për komunën e Rahovecit.

Ai tha se Rahoveci konsiderohet komunë tepër e çmuar për Kosovën, si bazë e furnizimit bujqësor për Kosovën.

“Duke jetuar çdo ditë me ju, problemet në bujqësi, në infrastrukturë i di. Dhe unë kam një plan për të zgjidhur problemet e juaja. Jemi të lodhur nga njerëzit që më tepër kanë interes punët e veta sesa të qytetarëve. Ne jemi alternativa, Nisma për Kosovën. Zotohem se do të jem në lartësinë e përgjegjësive për të zgjidhur këto probleme”, tha ai.

Hoti tha se subvencionet për këtë komunë kanë qenë minimale, derisa u zotua se do të ngrisë numrin e subvencioneve për fermerët.

Ai premtoi krijimin e mjediseve të përshtatshme për fëmijë, shtrimin e rrugëve, përmirësimin e ujit të pijshëm, zgjerimin e hapësirave të ndriçimit, forumin ekonomik dhe forumin me diasporën.

Po ashtu shtoi se do të krijojë një departament për ekonomi dhe inovacion, renovimin e shkollave, krijimin e çerdheve për fëmijë, digjitalizimin e bibliotekave të Kosovës, punësimi në baza meritore dhe jo partiake. /kp/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Kalo në kategori