LAJMI I FUNDIT:

“Kara Sevda” nominohet si “Telenovela më e mirë” në “Emmy Awards”

“Kara Sevda” nominohet si “Telenovela më e mirë” në “Emmy Awards”

Serialet turke kanë pushtuar ekranet televizive të shumë shteteve evropiane dhe aziatike.

Një prej tyre, i cili shfaqet edhe në Kosovë, seriali “Kara Sevda’ është nominuar në kategorinë “Telenovela më e mirë” në çmimet ndërkombëtare Emmy Awards për vitin 2017.

Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancıoglu

Ato tashmë kanë arritur të korrin suksese edhe në garat ndërkombëtare, më konkretisht në ngjarjen kryesore të serialeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Në fakt, seriali është bërë kështu e para telenovelë turke që nominohet në një prej çmimeve më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë televizive, Emmy Awards.

Burak Ozcivit dhe Neslihan Atagul

Por, në këtë kategori janë dominuar edhe tre seriale të tjera, të tilla, si 30 Vies (Kanadë), Totalmente Demais (Brazil) dhe Velho Chico (Brazil).

Kujtojmë se protagonistët kryesorë janë Burak Ozcivit, Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancıoglu. /Telegrafi/