LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Frashër Krasniqit beson se klienti i tij do shpëtojë pa ndonjë masë të rëndë

Avokati i Frashër Krasniqit beson se klienti i tij do shpëtojë pa ndonjë masë të rëndë

Frashër Krasniqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë gjendet në stacion të Policisë ku pritet të merret në pyetje rreth rrahjes me deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë se faktet nuk mund të ndryshohen meqë gjithçka ka qenë drejtpërdrejtë. Sipas Gashit, meqë është parë gjithçka, Krasniqi mund të shpëtojë pa ndonjë masë të rëndë.

“Momentalisht më kanë thirrur si avokat i Frashërit dhe për pak kohë do të merret në pyetje për ngjarjet që kanë ndodhur në Klan Kosova. Masa e arrestit shtëpiak që i ishte shqiptuar në rastin e quajtur si terrorizëm është zëvendësuar me masën e lajmërimit në stacion të policisë”, ka thënë ai.


Incident në studion televizive: Deputeti Frashër Krasniqi grushton deputetin Milaim Zeka (Video)
Lexo po ashtu Incident në studion televizive: Deputeti Frashër Krasniqi grushton deputetin Milaim Zeka (Video)

“Frashëri e ka respektuar këtë. Ajo që mund të themi është se mund të shpëtojë pa ndonjë masë më të rëndë sepse gjithçka ka qenë publike dhe ka qenë e incizuar. Faktet nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Gashi për portalin Indekonline.

Milaim Zeka ka treguar se e ka paditur Krasniqin për sulm ndaj tij. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori