LAJMI I FUNDIT:

Paartalu rrëfen futbollin në vendin më të izoluar në botë, Korenë e Veriut (Video)   

Paartalu rrëfen futbollin në vendin më të izoluar në botë, Korenë e Veriut (Video)   

Koreja e Veriut është ndoshta shteti që momentalisht ngjall më shumë kuriozitet në mbarë planetin. Testimi i raketave balistike me rreze të gjerë dhe kërcënimi nuklear që i kanoset planetit nga lideri Kim Jong Un, e kanë kthyer vendin e gadishullit korean në qendër të vëmendjes.

Polemikat në distancë me presidentin Amerikan, Donald Trump kanë tërhequr vëmendjen e fuqive më të mëdha të planetit, por edhe të njerëzve të thjeshtë të cilët dëshirojnë të mësojnë sa më shumë për vendin më të izoluar të planetit.

Ashtu si në çdo fushë tjetër të jetës edhe në sport, situata është shumë e ndryshme nga ajo që përjetojmë normalisht.


Paartalu me fanellën e Bengaluru FC

Nuk janë të pakta rastet kur regjimi i ka dënuar ashpër sportistët pas dështimeve në arenat ndërkombëtare dhe një i tillë është edhe izolimi i të gjithë kombëtares së futbollit pas dështimit të turpshëm në Kupën e Botës 2010.

Situata nuk ka ndryshuar aspak sepse edhe në ditët e sotme, një profesionist e ka shumë të vështirë të luajë në vendin komunist. Një rrëfim të çmuar për atë që ndodh në Korenë e Veriut e jep lojtari australian, Erik Paartalu, i cili është pjesë e skuadrës indiane, Bengaluru FC.

Ai udhëtoi bashkë me ekipin e tij drejt vendit komunist për gjysmëfinalen e kupës AFC në 25 Prill. Pasi doli nga hoteli në Phongyang ditën e ndeshjes, Paartalu mësoi për lëshimin e një rakete mbi ishullin japonez të Hokaidos, një situatë sureale.

“E pamë shumë mirë trajektoren e raketës mbi qytet”, rrëfen lojtari 33-vjeçar që sjell një dëshmi autentike, përcjell SS.

Në vijim ai shton se ky moment e shokoi skuadrën, madje shumë lojtarë kërkuan të largoheshin menjëherë nga ai vend që Paartalu, e quan të mallkuar.

Në vijim të rrëfimit për CNN, lojtari australian me një eksperiencë të madhe ndërkombëtare shton se lojtarët korean-veriorë janë profesionistë të vërtetë për aq sa mund t’u lejojë regjimi. “Në përfundim të ndeshjes njëri prej tyre erdhi dhe më uroi për fitoren”, shton 33-vjeçari.

Një histori që shkëput një pjesëz të jetës së vështirë dhe pengesave që has edhe futbolli në vendin më të izoluar të planetit, por ky sport gjithsesi e ka fuqinë për të bashkuar popujt, pavarësisht dëmeve që mund të shkaktojë politika.

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori