LAJMI I FUNDIT:

Shpallet raporti i dytë për punën e trupave rregullatorë për mediat në Maqedoni

Shpallet raporti i dytë për punën e trupave rregullatorë për mediat në Maqedoni

Agjencia për komunikime elektronike (AKE) i ka ndarë mjete klubit të notit ‘Beta’, por opinioni nuk ka informata se për çgarë shume bëhet fjalë dhe për çka saktësisht dhurohen mjetet, tregon raporti për efikasitetin, efektivitetin, transparencën dhe përgjegjësinë e trupave rregullatore për mediat për tremujorin e dytë të këtij viti, i përgatitur nga Qendra për strategji evropiane “Eurotink”, OJQ Info Qendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

“Shkalla e donacioneve të AKE-së është zvogëluar nga 75 milionë denarë të parashikuar në 4.615.000 denarë. Rritje më të madhe ka për ndërtimin e shtyllës së antenës në Vodno, edhe atë 91 milionë denarë, me çka shuma e përgjithshme e paraparë për këtë vit është 194 milionë denarë”, tha Goran Lazarov, koordinator në “Eurotink”.

Në buxhetin e AKE-së, siç tha Lazarov, këtë vit janë transferuar mbi 53 milionë denarë, mjete të parealizuara nga vitet e kaluara, me çka të ardhurat e përgjithshme të AKE-së për vitin 2017 do të jenë mbi 545 milionë denarë.


Monitoringu ka vërtetuar se tre internet stacionet e AKE-së janë konfuze dhe për këtë shkak kërkohet që faqet nga të cilat mund të dërgohen komente dhe ankesa të vendosen në vend të dallueshëm në ballinën e faqes së AKE-së.

Sipas këtij raporti, Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale (ASHMAA) mban nivel solid të transparencës dhe llogaridhënies./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori