Në një intervistë për televizionin kombëtar grek ERT, ministri për punë të jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias tha se duhet të priten zgjedhjet lokale të 15 tetorit dhe të shihet nëse Qeveria e re e Shkupit do ta forcojë pozitën e saj për të hyrë në negociata më serioze për zgjidhjen e çështjes ë emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Kotzias, prapa problemit të emrit fshihet edhe problemi i irredentizmit te fqiu i tyre verior.
“Shpresoj dhe besoj se nga ana e tyre do të ndërmerren masa për kufizim të irredentizmit”, thotë shefi i diplomacisë greke dhe shton se për këtë temë në New York ka biseduar me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, duke e cilësuar atë si “person jashtëzakonisht interesant”.
“U dakorduam për formimin e një komisioni të përbashkët nga nëntori i këtij viti, i cili në afat prej katër muajsh do të duhet ta përfundojë punën e vet – largimin e irredetizmit nga tekstet shkollore dhe hartat gjeografike në to. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, por pasojnë edhe hapa tjerë për të cilët tanimë kemi diskutuar”, tha Kotzias.
Në pyetjen se a është i mundur anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE pa zgjidhjen e kontestit të emrit, Kotzias u shpreh se është e domosdoshme që në fillim të mbyllet çështja e emrit siç është e paraparë edhe në Marrëveshjen e përkohshme.
Ndërsa për shkrimet në mediat greke se propozimi i Atinës zyrtare për emrin është “Maqedonia e Vardarit”, Kotzias tha se nga ana greke nuk janë dhënë propozime, ndërsa ato shkrime i vlerësoi si interpretime të lira të gazetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025