LAJMI I FUNDIT:

Stavridis: Maqedonia është shteti i radhës që do të anëtarësohet në NATO

Stavridis: Maqedonia është shteti i radhës që do të anëtarësohet në NATO

Maqedonia është shteti i radhës që do të anëtarësohet në NATO, deklaroi ish-komandanti i aleancës James Stavridis, i cili shtoi se ky do të ishte hapi i radhës drejt bashkimit dhe forcimit të Ballkanit.

“Shpresoj që Greqia do të jetë në gjendje që me Maqedoninë ta zgjidhë çështjen e emrit, me çka do të hapet dera që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Theksoj se Maqedonia do të bëhet pjesë e aleancës”, tha Stavridis për “Zëri i Amerikës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe nënkryetari amerikan, Mike Penc në emër të presidentit Donald Trump më herët përsëriti mbështetjen e SHBA-ve për integrimin e Maqedonisë në aleancat euroatlantike.


“Pence ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë dhe inkurajoi qeverinë të vazhdojë me reformat prioritare që e çojnë Maqedoninë drejt asaj rruge”, njoftuan atëherë nga Shtëpia e Bardhë./Telegrafi/