LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e katërt e qeverive Kosovë-Shqipëri, më 27 nëntor

Mbledhja e katërt e qeverive Kosovë-Shqipëri, më 27 nëntor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se mbledhja e radhës e dy qeverive do të mbahet më 27 nëntor, në Korçë.

Ai tha se Viti i Skënderbeut do të nisë me mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor e vijon të nesërmen më 28 nëntor në 105 vjetorin e Pavarësisë.

Kryeministri Rama e quajti këtë vit si motiv për të ripërtërirë lidhjet me njëri-tjetrin dhe si një yll orientues të rrugës së përbashkët, në funksion të një të ardhme të merituar për të gjithë shqiptarët. /Telegrafi/