LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore vazhdon mbështetjen e projekteve të energjisë në Kosovë

Banka Botërore vazhdon mbështetjen e projekteve të energjisë në Kosovë

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me fokus sektorin e energjisë, si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kanë thënë përfaqësuesit e Bankës Botërore, Linda Van Gelder – drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Marco Mantovanelli – drejtor  i Bankës Botërore për Kosovë gjatë takimit që zhvilluan sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast drejtoresha Gelder u njoftua nga Ministri Lluka me prioritetet e MZHE-së, ku sektori i energjisë zë vendin më të rëndësishëm, respektivisht projekti i TC Kosova e Re dhe projektet për zbatimin e masave të Eficiencës së Energjisë, që kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.


Ministri Lluka dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale ekonomike në vend, e veçanërisht për sektorët që mbulohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Gelder ka ritheksuar mbështetjen e institucionit që përfaqëson për projektet e energjisë, i bindur se siguria e furnizimit me energji ka impakt direkt në zhvillimin ekonomik.

Nga ana e  tij kreu i  MZHE-së ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen financiare që u jep projekteve të energjisë, një prej të cilëve është edhe kredia për zbatimin e masave të EE në ndërtesat publike, projekti në fushën e TIK-ut dhe ai i rivitalizimin e kanalit të Ibër Lepencit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori