LAJMI I FUNDIT:

1.600 nëpunës shtetëror, pas zgjedhjeve nuk do të mund të marrin paga duke qëndruar në shtëpi

1.600 nëpunës shtetëror, pas zgjedhjeve nuk do të mund të marrin paga duke qëndruar në shtëpi

Në 100 ditët e para të qeverisjes, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë u ballafaqua me probleme të mëdha në pjesën e administratës publike, e cila gjatë 10 viteve të fundit u dhndërrua në shërbim për punësim të kuadrit partiak, me çka u bë joefikase dhe jo profesionale, tha ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski në konferencën për shtyp, llogaridhënie për 100 ditët e para në pushtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se para Ministrisë qëndron proces serioz i reformave në administratën publike, të bazuara në strategji të re. Në 100 ditët e para, siç tha Mançevski, Ministria ka pranuar dhe ka zbatuar të gjitha vërejtjet nga SIGMA, ka arritur të kthejë dialogun me BE-në për reformat në administratën publike që ka qenë e ndërprerë nga viti 2015, është vendosur orar pune i ndryshueshëm dhe orar pune me dy ndërrime për shërbimet që japin leje, vërtetime dhe të tjera.


Në pyetjen nga gazetarët në lidhje me 1.600 nëpunës në administratën publike të cilët pranojnë paga duke qëndruar në shtëpi, Mançevski tha se për momentin janë të kufizuar nga Rregullorja zgjedhore për shkak të zgjedhjeve lokale, por pas përfundimit të zgjedhjeve, të gjitha nëpunësit do të shpërndahen në vende pune dhe do të fillojnë me punë aktive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori