LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzat e Speciales në dhjetor

Aktakuzat e Speciales në dhjetor

Gjykata Speciale në dhjetor të këtij viti pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët dyshohen se kanë kryer krime gjatë periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, duke shtuar se një muaj më herët (në nëntor 2017) disa prokurorë specialë pritet të arrijnë në Kosovë për t’i marrë në pyetje disa nga të dyshuarit, mes të cilëve spekulohet se mund të ketë edhe figura të rëndësishme politike në Kosovë.


Gazeta për këtë çështje ka kontaktuar edhe zyrtarët e lartë të Dhomave të Specializuara dhe të Prokurorisë Speciale, derisa të parët e kanë konfirmuar se tashmë janë të gatshëm edhe ligjërisht që t’i pranojnë aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale, këta të fundit nuk kanë dashur të japin detaje sa i përket fazës së hetimeve dhe afateve se kur eventualisht mund të ngrihen aktakuzat, transmeton zeri.info.

“Faktikisht, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht funksionale në aspektin gjyqësor dhe të gatshme për marrjen e parashtrimeve. Tash i takon plotësisht Zyrës së Prokurorit të Specializuar të paraqesë akuza, të cilat duhet të konfirmohen nga një gjykatës i pavarur, i cili vlerëson nëse akuzat e paraqitura janë të bazuara”, ka thënë për gazetën “Zëri” zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori