LAJMI I FUNDIT:

Policët qëllojnë të armatosurin që kërcënonte alpinistët dhe vriste qentë (Video,+16)

Policët qëllojnë të armatosurin që kërcënonte alpinistët dhe vriste qentë (Video,+16)

Benjamin C. Barnet nga Idaho e Shteteve të Bashkuara, është qëlluar për vdekje nga policët, pasi nuk pranoi të dorëzohej dhe iu kundërvihej me armë.

Burri 42-vjeçar, ishte shpallur në kërkim pasi kërcënonte alpinistët që frekuentonin një pjesë malore, si dhe kishte mbytur një numër të madh qensh, transmeton Telegrafi.


“Qëndronte në pozitë agresive dhe ishte i gatshëm të qëllonte në çdo moment”, thuhet në lidhje me arsyen e vrasjes, nga ekipi prej gjashtë policësh.

Pas minutës së parë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni aksionin që është ndërmarrë gjatë muajit mars, për ndalimin e të dyshuarit. /Telegrafi/