Në krahasim me vendet e tjera çmimet e drogës në Shqipëri janë më të lira. Në një intervistë për mediat shqiptare Genci Muçollari, drejtues i një organizate jofitimprurëse që trajton përdoruesit e heroinës me metadon, jep disa statistika të frikshme.
Rreth 550 të varur nga heroina trokasin për të kërkuar ndihmë në dyert e organizatës, “Aksion plus” në Tiranë, por dhe në degët e saj nëpër rrethe.
Shumica prej tyre janë në Tiranë, rreth 200 përdorues. Të tjerët në qytete të tjera, rreth 350 vetë, përfshirë edhe ato që vuajnë dënimet në burgje.
“Në Shqipëri rreth 40 mijë persona janë përdorues të drogërave të llojeve të ndryshme”, thotë Muçollari që vë në dukje rritjen e përdoruesve të kokainës.
“Në vendin tonë droga më e përdorur aktualisht është marijuana, kjo për shkak të çmimit të lirë që ka dhe për faktin se nuk është një drogë e fortë. Pas saj vjen heroina, por është vënë re kohët e fundit një trend në rritje i përdoruesve të kokainës”, thotë Muçollari, që vëren se çmimet e drogës në vendin tonë janë më të ulëta se në të gjithë rajonin.
“Bazuar në statistikat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, Shqipëria rezulton si vendi me çmimet më të ulëta në rajon për sa i përket kokainës dhe hashashit, në një kohë që ka prevalencën më të lartë të përdoruesve.
Sipas të dhënave, Shqipëria renditet i pari në rajon pasi ka prevalencën më të lartë të personave që kanë provuar kokainë të paktën një herë në jetën e tyre. Ndërsa të 2-tët në rajon, pas Kroacisë për përdorimin e kanabisit gjatë jetës.
Kjo vjen si pasojë e çmimeve të lira ku kanabisi në Shqipëri kushton më lirë se në çdo vend tjetër të rajonit, ku përdoruesit mund të blejnë një gram marijuanë për vetëm 5 dollarë, ndërsa në Malin e Zi, e njëjta sasi blihet për 26 dollarë. Në krahasim me Kosovën, numri i përdoruesve për vendin tonë është më i lartë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur