Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar zonën autonome të Kurdistanit në Irak, se një natë ushtria turke mund t’u “shkojë befas” nëse vazhdojnë me planin e tyre për të shpallur pavarësinë pas referendumit.
Për këtë Erdogan solli edhe shembullin e Sirisë, kur një mesnatë gushtin e vitit 2016, ushtria turke papritur kaloi kufirin për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Tashmë rreziku për Presidentin turk nuk janë terroristët e ISIS, por Kurdistani në Irak.
Presidenti i administratës autonome të Kurdistanit Masud Barzani ka thirrur një referendum për pavarësi që po mbahet sot në veri të Irakut.
“Askush të mos presë nga ne se do të qëndrojmë symbyllur ndaj krijimit të një zone të re krizash dhe konfliktesh menjëherë pranë kufirit tonë, në gjatësi prej 350 kilometrash. Qëndrimi ynë lidhur me këtë është i qartë. Referendumin që po mbahet edhe krahas kësaj dhe në kundërshtim me ligjin në Irak, ne e konsiderojmë të pavlefshëm dhe jolegjitim, pa marrë parasysh rezultatet“, tha Erdogan në një samit të ombudsmanëve në Stamboll, i cituar nga “AA”.
Erdogan tha se Turqia po i merrte të gjithë hapat si ekonomikë, tregtarë, edhe të sigurisë, përcjell tvklan.al.
“Forcat tona të armatosura nuk po veprojnë më kot në Silopi (stërvitje ushtarake). Nuk ka lëshime”, tha Erdogan, duke shtuar se aktualisht kishte bllokuar çdo hyrje nga zona e Kurdistanit në Turqi, ndërsa brenda kësaj jave mund të mbyllet komplet kufiri.
Zona autonome e Kurdistanit e shet naftën nëpërmjet Turqisë dhe Erdogan kërcënoi se kjo mund të marrë fund. “Ne kemi valvulin. Në momentin që e mbyllim, mbaron ajo punë”, tha Erdogan.
Presidenti turk tha se pavarësinë e Kurdistanit nuk e mbështet asnjë shtet tjetër përveç Izraelit.
“Të heqin dorë (nga pavarësia). PKK/YPG kërkon të krijojë shtet. Kjo është ëndërr e thatë për ta. Kjo është një çështje jetike për shtetin tonë”, tha Erdogan duke aluduar faktin se kurdët e PKK-së luftojnë kundër ushtrisë turke prej dekadash duke shkaktuar mbi 40 000 viktima.
“Mund t’ju vijmë një natë befas”, tha Presidenti turk duke përmendur se ushtria turke e kishte marrë mandatin nga Parlamenti për të kaluar forcat përtej kufirit me Sirinë dhe Irakun.
Presidenti turk tha se Ankaraja do të ndërhynte edhe në Irak ashtu siç kishte ndërhyrë në Siri për të pastruar kufirin nga terroristët e ISIS.
Banorët e zonës autonome të Kurdistanit po votojnë për pavarësi nga Iraku, por Presidenti Barzani ka theksuar se nëse “Po”-ja fiton, kjo nuk do të rezultojë në një shpallje direkte të pavarësisë por thjeshtë do të shkohet para në negociatat me Bagdadin.
Qeveria qendrore e Irakut, Irani, Turqia, SHBA-të dhe OKB-ja e kanë kundërshtuar referendumin duke nënvizuar se do të shmangë vëmendjen nga lufta kundër ISIS-it dhe mund të destabilizojë rajonin.
Baghdadi zyrtar ka kërcënuar të ndërhyjë ushtarakisht nëse votimi çon vendin në dhunë. Edhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka kërcënuar se Turqia do të ndërhyjë me ushtri nëse dhunohen të drejtat e minoritetit turk në zonën autonome të Kurdistanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj