Deklarimet e ministrit të Financave, Bedri Hamza se do të ketë ngritje pagash për gjithë sektorin publik është pritur mirë edhe nga mijëra të punësuar në sektorin e arsimit në Kosovë.
SBASHK-u e përshëndet gatishmërinë e ministrit Bedri Hamza dhe Qeverisë Haradinaj për të bërë lëvizje të mirë rreth pagave, pasi tani e tri vite nuk ka pasur as edhe një ngritje të pagave në arsim, e as në sektorët tjerë publik.
“SBASHK-u do të gëzohej edhe me lajmin sikur edhe pronarët e bizneseve në sektorin privat të kenë vendosur, më në fund, që punëtorëve të tyre t’ua ngritin pagat”, thuhet në reagimin për media të SBASHK-ut.
SBASHK ka reaguar ndaj deklaratave publike të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe ndaj deklarimit publik të nënkryetarit të BSPK-së, Alush Sejdiu. Ata sipas SBASHK-ut, mundohen të dalin si mbrojtës të sektorit privat, por nuk mbrohet ky sektor duke kundërshtuar rritjen e pagave në sektorin publik.
“Gërxhaliu e Sejdiu , besoj e dinë, se nëse edhe pengohet ngritja e pagave në sektorin publik, kjo nuk sjellë ndonjë të mirë për të punësuarit në sektorin privat, pra as ngritje pagash atje. Kjo i bie se për ta mbajtur gjendjen e keqe me pagat në sektorin privat u dashka të pengohet rritja e pagave edhe në sektorin publik”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe