LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën

Zaev: Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën

Kryeministri Zoran Zaev thotë se është pafytyrësi të thuhet se i gënjejmë shqiptarët me ligjin e gjuhës dhe se ai pas zgjedhjeve do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë në emisionin “360 Gradë” Zaev theksoi se gjithçka që ishte kontestuese është hequr dhe është lëshuar për shqyrtim në Komisionin e Vendedikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi ynë është i sinqertë, ne dolëm haptazi në fushatë mbi këto çështje, edhe para tentimit për likuidimin tonë, duke i mbrojtur këto vlera në të cilat besojmë. Ne besojmë se përdorimi i gjuhëve të komuniteteve pakicë me kushtetutë është i lejuar, deri aty ku lejon Kushtetuta, dhe që është nevojë reale e qytetarëve, duhet ta mundësojmë. Sigurisht, ka gjithmonë mundësi për kritika, por unë, së bashku me partnerët në koalicionin qeverisës kemi rënë dakord, që nuk nevojitet të miratojmë diçka si një ligj, nëse paraprakisht e dimë se do të bjerë në Gjykatën Kushtetuese, pse do ta bënim këtë? Pra, çdo gjë që është në ligj është kushtetuese, dhe besoj se ligji do të miratohet dhe përfundimisht në Maqedoni ky debat që nga pavarësimi i shtetit, për nevojat e bashkësive më të vogla etnike, do të mbyllet, për të hapur çështje më të rëndësishme”, deklaroi Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori