LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit në Shqipëri, që s’dinë të lexojnë: Kryeqytet i vendit është Homezhi! (Video)

Nxënësit në Shqipëri, që s’dinë të lexojnë: Kryeqytet i vendit është Homezhi! (Video)

Në vitin 2017, në Shqipëri ka ende fëmijë që nuk dinë të lexojnë apo të shkruajnë. Të tillë janë fëmijët e klasës së nëntë në shkollën e fshatit Homezh të Pogradecit.


“Fiks Fare” solli këtë të premte me fakte paditurinë e tyre në leximin dhe shkrimin e gjuhës mëmë. Në redaksinë e emisionit mbërritën disa ankesa nga prindërit, të cilët thanë se në shkollën e fshatit fëmijët bëjnë mësim në klasa të përbashkëta dhe janë pothuajse analfabetë.

Gazetarë të “Fiksit” udhëtuan në fshatin në fjalë. Një vajzë, e cila kishte mbaruar klasën e IX-të të kësaj shkolle, nuk dinte se kush ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe u përgjigj me emrin e fshatit te vetë, Homezhi.

Vajza nuk arrinte të lexonte dhe të njihte shkronjat dhe me vështirësi shkroi emrin e saj në letër. Çudia më e madhe ishte kur kjo vajzë nuk arrinte të lexonte as gërmat e mëdha të shtypit, të shkruara në murin e shkollës.

E njëjta gjendje ishte në shumicën e nxënësve. Kur iu kërkua nga gazetarët e “Fiks Fare” të lexonin një fjali të vetme pa gabime nga librat që kishin mësimin e ditës, vetëm njëri lexoi rrjedhshëm, ndërsa 15 fëmijët e tjerë nuk e përfunduan dot fjalinë pa gabime.

Edhe prindërit, të cilët e pritën grupin e xhirimit në mes të fshatit, pohuan njëzëri se fëmijët e tyre që nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë nuk dinë as të lexojnë dhe as të shkruajnë. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori