Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personit të katërt të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.
Operacioni policor ka zgjatur rreth tri orë (20:00 – 23:00), në rrugën “Vëllezërit Domaneku” në Prishtinë, ku policia me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione (banesa).
Në njërën prej banesave policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar: L. S, mashkull , 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë janë gjetur dhe sekuestruar: 1 revole e tipit Colt; 1 pistoletë e tipit HS; 3 maska; 9 telefona mobil; 14 fishek (të kalibrave të ndryshëm); 2 mbajtëse të armëve; 1 I-pad; 4 Llap Top; 2 mbushës të radio lidhjeve; 4 qese substancë e dyshuar narkotike; 1 bimë narkotike e mbjellë në saksi; 2 mullinj për bluarje të narkotikëve; 1 pajisje për tymosjen e narkotikeve; para të gatshme euro dhe dinar; 2 pasaporta; 2 dokumente identifikuese (dyshohet të jenë të falsifikuara); si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për dokumentimin e rastit.
Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Kontribut të veçantë në zbulimin e këtij rasti kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët i falënderojmë dhe njëkohësisht i ftojmë që të bashkëpunojnë me policinë në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në ngritjen e shkallës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit