LAJMI I FUNDIT:

Burgu i Dubravës, i burgosuri ia vë flakën dhomës

Burgu i Dubravës, i burgosuri ia vë flakën dhomës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar se sipas informatave të tyre, më 20 shtator në ora 23:50 i burgosuri K.B i dënuar për vrasje ia ka vënë flakën dhomës së burgut, duke e rrezikuar jetën e tij dhe të burgosurve tjerë.

KMDLNj thekson se pas kontrollit të mjekëve që kanë konstatuar se gjendja shëndetësore e të burgosurve është e mirë, ata janë kthyer në Pavijon.


Lexoni të plotë njoftimin e KMDLNj-së:

“I burgosurit K.B rrezikon veten dhe të tjerët duke i futur  flakën dhomës së burgut në Dubravë!

Sipas informatave të KMDLNj –së, më datë 20.09.2017 në ora 23:50, Pavijoni II, krahu V2 dhoma 01 në Qendrën Korrektuese në Dubravë , i burgosuri K. B. i dënuar për vrasje me dënim 35 vjet i cili pas rishqyrtimit i është zvogëluar në 12 vite burg i ka vënë flakë dhomës së burgut duke e rrezikuar jetën e tij por edhe të burgosurve tjerë.

Për fat të mirë Stafi Korrektues ka reaguar shpejt duke i larguar të burgosurit e tjerë dhe duke i dërguar në stacionarin e burgut.

Pas kontrollit të mjekëve që kanë konstatuar se gjendja shëndetësore e të burgosurve është e mirë, ata janë kthyer në Pavijon. Për rastin në fjalë është njoftuar Policia në Istog e cila i ka filluar hetimet ndërsa i dënuar K.B. është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

I dënuari K.B. është vizituar disa herë nga KMDLNj dhe raporti i KMDLNj –së ka rekomanduar që i dënuari K.B. të trajtohet në Q.K.U.K ngase është vlerësuar si rast psikiatrik që kërkon trajtim të vazhdueshëm në institucionet përkatëse shëndetësore shkaku se Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve nuk ka kapacitet të duhur profesional dhe as kushte për trajtimin shëndetësorë që konsiderohen si të rënda.

KMDLNj pas vizitave monitoruese konstaton se Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësorë i Burgjeve ka bërë aq sa ka qenë e mundur për trajtimin e të dënuarit K.B. dhe është fat i mirë që ky incident ka përfunduar pa pasoja për jetë të njerëzve , të të dënuarve por edhe stafit  korrektues.

KMDLNj e ripërsërit kërkesën për domosdoshmërinë e  ndërtimit të një spitali për trajtimin e personave të privuar nga liria në kuadër të Institucioneve që janë nën përgjegjësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve i cili do të kishte kuadër të mjaftueshëm profesional dhe kushte për trajtimin e rasteve që cilësohen si të rënda.

Ky rekomandim i KMDLNj –së i ka këto adresa: Ministrit të Drejtësisë, z. Abelart Tahiri , Ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli si dhe Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj”. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori