LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për tentimvrasjen e djeshme në rrugën “B”

Policia jep detaje për tentimvrasjen e djeshme në rrugën “B”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentimvrasjen e djeshme në Prishtinë. Sipas policisë, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri, është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe mjete të tjera të forta.

Në këtë rast janë lënduar tre persona.


Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

“Dje në ora 17:20, policia ka marrë informacionin se në një objekt, në rrugën “B” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në rezultatet e hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri, është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe mjete të tjera të forta.

Në këtë rast janë lënduar 3 persona: o A. S, mashkull , 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i goditur me mjetë të fortë ), G.A, mashkull , 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë ) dhe P. S, mashkull , 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i therur me thikë), të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Po të njëjtëve persona, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Aktualisht puna policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm po vazhdon, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, në polici është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe lëndim trupor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori