Përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat dhe komunitetit të bizneseve në Kosovë, shprehin shqetësime në lidhje me premtimet e zyrtarëve të Qeverisë për rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik.
Premtimet e tilla, sipas tyre, demotivojnë dhe do të jenë sfidë për sektorin privat, nga i cili varet edhe buxheti i Kosovës.
“Rritja e pagave për shërbyesit publik do të jetë pjesë e buxhetit të vitit 2018”, thuhet në një përgjigje nga Zyra për Komunikim Publik të Ministrisë se Financave.
Rritja e pagave, sipas MF-së do të jetë “në përputhje me rritjen ekonomike, në përputhje me mundësitë reale buxhetore, si dhe brenda infrastrukturës legale”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se meritat më të mëdha për stabilitet dhe qëndrueshmëri ekonomike në vend i ka sektori privat. Prandaj, sipas tij, fokusi duhet të orientohet tek ky sektor, në të cilin edhe ashtu janë pagat e vogla.
“Deklarata për rritje pagash, vjen për një kohë të shkurtër pas formimit të kabinetit qeveritar dhe para rishikimit të buxhetit për këtë vit. Kjo deklaratë vjen në kohën kur nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovës as programi i Qeverisë aktuale”.
“Prandaj, besoj se nuk i bëhet nderë procesit ekonomik dhe forcimit të sektorit privat kjo deklaratë, sepse edhe ashtu, tashmë ka një dallueshmëri të pagave në mes sektorit publik dhe atij privat. Në sektorin publik pagat janë të larta me përformancë të pamerituar, kurse në sektorin privat është një qasje pak më ndryshe”, thotë Gërxhaliu.
Ndërkohë, përfaqësuesit e punëtorëve thonë se rritja e pagave për të gjithë punonjësit në Kosovë është e domosdoshme, por që nuk duhet të favorizohen sektorë të caktuar.
Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Alush Sejdiu tha se paralajmërimi për rritjen e pagave vetëm për sektorin publik është i ngutshëm, pasi që kontribuues i pagave të punëtorëve të sektorit publik, është pikërisht sektori privat.
Sektori privat, thotë ai, mbushë arkën e shtetit, kurse pagat i marrin punëtorët e sektorit publik.
“Në bazë të statistikave të BSPK-së, mbi 300 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin privat dhe kjo e vërteton atë se sektori privat e mbush ‘arkën’ e shtetit, kurse shpërblehen shumë më pak. Kurse në sektorin publik janë të punësuar mbi 82 mijë veta dhe shpërblehen më shumë”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, Qeveria e re e Kosovës në radhë të parë duhet të përmirësojë kushtet e punëtorëve në sektorin privat, pastaj të shikojë mundësitë për rritjen e pagave.
Në anën tjetër Safet Gërxhaliu, thotë se paralajmërimi për rritjen e pagave, mund të kuptohet edhe si përgatitje politike për zgjedhje të shpejta në Kosovë.
“Është koha që të kemi kujdes, të mos eksperimentojmë me këto procese, mos të rrënohen rezultat e të kaluarës… Ky premtim për rritje të pagave, mos është edhe një parapërgatitje politike për zgjedhje të shpejta në Kosovë”, thotë Gërxhaliu.
Ndryshe, rritje të pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve publik, prej 25 deri në 50 për qind ka pasur edhe në vitin 2014 edhe më herët më 2011, vite këto kur ka pasur zgjedhje në Kosovë.
Sipas të dhënave, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 420 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?