LAJMI I FUNDIT:

Këshilli kombëtar për eurointegrime sot mban seancën e parë

Këshilli kombëtar për eurointegrime sot mban seancën e parë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancën e parë duhet ta mbajë Këshilli kombëtar për euro-integrime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend të ditës së Këshillit është prezantimi i aktiviteteve të realizuara nga Qeveria e Maqedonisë për integrimin në Bashkimin Evropian.


Anëtarët duhet ta shqyrtojnë dhe miratojnë planin e aktiviteteve të Këshillit kombëtar për euro-integrime për periudhën shtator-dhjetor 2017.