LAJMI I FUNDIT:

Diskutim për mundësitë për punësim të rinisë në Maqedoni

Diskutim për mundësitë për punësim të rinisë në Maqedoni

Më të kërkuarit në tregun e punës në Maqedoni janë të rinjtë me arsim të lartë, veçanërisht ato të fakulteteve teknike, ndërsa më shpejt deri në vend pune mund të arrijnë përmes punës praktike në një kompani stabile, kualifikimit ose fillimit të biznesit të tyre personal përmes shfrytëzimit të ndonjërës nga masat aktive për punësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë përfundimet nga diskutimi publik “Dialog për papunësinë e të rinjve” që u mbajt sot në Shkup, në organizim të Platformës rajonale për inovacione sociale në punësimin e të rinjve (YOUSEE) dhe Qendrën kulturore rinore-Manastir.

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, tha se është e domosdoshme të vendoset mirë mënyra e motivimit të të rinjve, të cilvt janë të demotivuar dhe theksoi se punësimi i të rinjve dhe sigurimi i kushteve që ata të mbeten në Maqedoni është një nga sfidat më të mëdha të Qeverisë së re.


“Ofrojmë 10 mijë euro mjete të pakthyeshme për fillim të një biznesi të ri dhe për persona deri në moshën 29 vjeçare. Duhet të bashkohen dy persona dhe të aplikojnë për mjete të pakthyeshme”, tha Carovska gjatë sqarimeve për mundësitë që ofrohen nga shteti për të rinjtë e papunë./Telegrafi/