LAJMI I FUNDIT:

Britania do të vazhdojë mbështetjen për arsimin

Britania do të vazhdojë mbështetjen për arsimin

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruari O’Connell, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë arsimin, sidomos atij profesional, të cilit i është kushtuar rëndësi e madhe edhe deri më tani, pasi që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në të gjitha nivelet, si dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ministri Bytyqi falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Kosovës që nga vitet e 90-ta e deri më tani, sidomos në sektorin e arsimit.


Duke folur për prioritetet e qeverisjes, ministri Bytyqi tha se në programin qeveritar, rëndësi të madhe i është kushtuar arsimit dhe aftësimit profesional, por edhe arsimit universitar.

Ai theksoi se MAShT-it i nevojitet shumë ndihma e Britanisë së Madhe në synimin për përmirësimin e gjendjes në arsim, sidomos në arsimin profesional, në mënyrë që rinia të fitojë shkathtësi për të qenë e përgatitur për tregun e punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori