LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj jep urdhër të mos keqpërdoret pasuria e Qeverisë për fushatë zgjedhore

Haradinaj jep urdhër të mos keqpërdoret pasuria e Qeverisë për fushatë zgjedhore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot urdhër që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhur apo të emëruar, t’ju ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë (automjetet zyrtare por edhe burime tjera të pasurisë së Qeverisë) gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të vitit 2017.

Në njoftim thuhet se për çdo keqpërdorim të pasurisë zyrtare përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale do të ndërmerren masat përkatëse konform legjislacionit në fuqi.


“Urdhri është marrë nga Kryeministri Haradinaj, në mbështetje të nenit 92, nenit 94 paragrafi 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 (nën paragrafi 4.I) të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive (Gazeta Zyrtare nr. 1,18  prill 2011), duke marrë parasysh vendim e Presidentit të Republikës së Kosovës nr. 21/2017 të datës 21 qershor 2017, për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori