Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka quajtur absurde pohimet e Qeverisë së Kosovës se ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo, i akuzuar nga qytetarët shqiptarë për tortura dhe maltretime gjatë luftës, nuk ka qenë i përfshirë në ato veprime siç kanë dëshmuar banorët e Lagjes “Dardania”.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook thekson se Prokuroria e Kosovës do të duhej të vepronte menjëherë.
“Të shkarkohet Rikalo
Në javën që shkoi, Ministri i Bujqësisë, z. Nenad Rikalo, është akuzuar me dëshmi publike nga disa banorë të lagjes “Dardania” të Prishtinës se ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve gjatë kohës së okupimit dhe luftës në Kosovë.
Posaçërisht është absurde se si kryeministri Haradinaj ka deklaruar se e kanë siguruar Prokuroria e Shtetit, AKI-ja dhe Policia e Kosovës se ministri Rikalo nuk ka qenë i përfshirë në ato veprime siç kanë dëshmuar banorët e Lagjes “Dardania”. Prokuroria e Kosovës do të duhej të vepronte menjëherë, ndërkaq vetëm eventualisht në një proces të ardhshëm gjyqësor mbrojtja e Rikalos do të mund t’i angazhonte si dëshmitarë të mbrojtjes këta zyrtarë shtetërorë të cilët praktikisht po thonë se banorët e Dardanisë po gënjejnë. Deklarata dalzotëse e z.Haradinaj për ministrin e tij Rikalo është: 1) paragjykuese sepse para një gjykimi veçse potencial; dhe 2) e papërshtatshme sepse e parakohshme.
Fillimisht, e pakta që duhej bërë është pezullimi i menjëhershëm i postit të ministrit për z. Nenad Rikalo. Tash, ai duhet shkarkuar. Pasi dëgjuam ato që thanë banorët e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë, çfarëdo mbrojtje e Rikalos, qoftë nga ai vetë qoftë nga shefi i tij, vetëm sa e rriti dyshimin për të. Krimet nuk vjetërohen. Sepse njerëzit nuk harrojnë. Sepse jetët e njerëzve krimi i ka ndryshuar përgjithmonë.
Në anën tjetër, para disa ditëve, ministri Rikalo, ka deklaruar se më njeh mua nga koha e themelimit të KAN-it (KosovActioNetwork). Ndoshta z. Rikalo më njeh, unë nuk e mbaj mend. E shumta, ka mundësi që z. Nenad Rikalo të ketë qenë pjesëmarrës në konferencën “Drejtimet e reja” që është mbajtur në Grand Hotel në Prishtinë nga 8 deri më 13 korrik 2003. Këtu, duhen theksuar dy gjëra.
Së pari, kjo konferencë e ka rivitalizuar KAN-in që është formuar në vitin 1997 nga aktivistë ndërkombëtarë me në krye Alice Mead (tash Alice James) të cilët kanë mbështetur asokohe protestat tona studentore. Në këtë konferencë në korrikun e vitit 2003 kanë marrë pjesë mbi 70 aktivistë e personalitete të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si Adem Demaçi nga Kosova, Rexhep Mejdani nga Shqipëria, Barend A. J. Cohen nga Holanda, Bernie Sullivan nga Britania e Madhe, Valerie Hughes nga Irlanda, Alberto L’Abate nga Italia, Louis Sell nga ShBA-të, Christine von Kohl nga Austria etj. Në mesin e pjesëmarrësve ishin dhjetëra përfaqësues të OJQ-ve, edhe nga të gjitha pakicat kombëtare në Kosovë. Ka pasur edhe serbë nga Beogradi si psh. znj. Sonja Biserko. Që të gjithë këta kanë qenë mysafirë në konferencën që rivitalizoi KAN-in e formuar qysh në vitin 1997.
Së dyti, e që është më e rëndësishme, banorët e lagjes “Dardania” tash nuk po e akuzojnë as znj. Sonja Biserko që mori pjesë në konferencën e KAN-it e as z. Nenad Rashiq që ishte ministër dikur në qeverinë e Kosovës. Ata po e akuzojnë ministrin e bujqësisë z. Nenad Rikalo. Askush nuk po i fajëson serbët në përgjithësi, as ndonjë serb të veçantë i cili nuk u kujtohet. Ata po e identifikojnë ministrin aktual me emër e fytyrë si bashkëpunëtor të kriminelëve të tjerë në mynxyrën që u ka ndodhur në vitin 1999 e të cilën po e përshkruajnë në detaje.
Pse ministri Rikalo më përmend mua, por edhe Shpend Ahmetin e Ilir Dedën, në sqarimin e tij publik? Ka dy mundësi, e të cilat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para, ai synon ta godasë opozitën duke i bërë argatin qeverisë e sidomos PDK-së, zyrtarë të së cilës nuk çajnë kokën nëse Rikalo ka kryer krime por vetëm se a mund ta dëmtojnë sadopak me ndonjë insinuatë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. E dyta, ndoshta përgjegjësia e Rikalos për akuzat e banorëve të lagjes “Dardania” mund të jetë dyshim i bazuar, dhe ai nga paniku po imagjinon fije kashte ku do mund të kapej. Secila nga këto mundësi dhe të dyja bashkë, gjithsesi e rrisin dyshimin në ministrin Rikalo” (sic). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite