LAJMI I FUNDIT:

LB: Demarkacioni sa më shpejt të procedohet në Kuvend

LB: Demarkacioni sa më shpejt të procedohet në Kuvend

Lëvizja për Bashkim përmes një njoftimi për media thotë se Marrëveshja për Demarkacionin duhet sa më parë të dërgohet në Kuvend, ndërkaq vetëm pas rrëzimit të kësaj marrëveshjeje krijohet kontest juridik i ri me Malin e Zi dhe vetëm atëherë mund të bëhen përpjekje ose të rinegociohet marrëveshja, ose të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.

Lëvizja për Bashkim thekson se Demarkacioni nuk është thjesht çështje gjeografie e historie, por mbi të gjitha është çështje të së drejtës ndërkombëtare.

“Vendimi i parë i qeverisë së re ka qenë shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Shtetëror që ka qenë bashkhartues, nga pala e Kosovës, i marrëveshjes për demarkacionin dhe emërimi në krye të komisionit të ri i një prej kundërshtarëve kryesor të këtij version të marrëveshjes. Ndërkohë, ka pasur reagime edhe nga Mali i Zi, i cili e konsideron të panevojshëm rinegociimin e demarkacionit në këto kushte, përderisa e ka ratifikuar në parlamentin e vet dhe është nënshkruar nga përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe përderisa nuk ka një kontest juridik zyrtar në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftim.


“Lëvizja për Bashkim, duke qenë se edhe në kohen e protestave, peticionit e gazit lotsjellës për demarkacionin ka deklaruar se e vetmja rrugë për ta kontestuar marrëveshjen për demarkacion është rrëzimi i saj në Kuvendin e Kosovë, thërret qeverinë e vendit që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale dhe të mos humb kohë me krijimin e komisioneve të reja, të cilat nuk prodhojnë asnjë efekt juridik në raport me Malin e Zi. Demarkacioni nuk është thjesht çështje gjeografie e historie, por mbi të gjitha është çështje të së drejtës ndërkombëtare. Vetëm pas rrëzimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, krijohet kontest juridik i ri me Malin e Zi dhe vetëm atëherë mund të bëhen përpjekje ose të rinegociohet marrëveshja, ose të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar. Sa më shumë që politika jonë të vonohet me këtë proces, aq më shumë do t’i rrisë tensionet e brendshme politike dhe do t’i dënojë qytetarët e vendit me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave. Një herë u gabua dhe i pamë pasojat, përsëritja e gabimit është e papranueshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori