LAJMI I FUNDIT:

Ismaili takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore, flasin për shëndetësinë në Kosovë

Ismaili takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore, flasin për shëndetësinë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot në takim përfaqësues të misionit të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtori i BB-Zyra në Kosovë, Marco Mantovanneli, me të cilët bisedoi për reformat në shëndetësi.

Në takim, gjithashtu, u bisedua për progresin në implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore si dhe për çështjet me rëndësi që duhet të fokusohen për implementimin e mëtutjeshëm të Projektit.

Në këtë takim, Ismaili, ka kërkuar mbështetjen e Bankës Botërore krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të barabartë të financimit të shëndetësisë.


Ministri theksoi se është i përkushtuar për arritjen e një financimit të qëndrueshëm në shëndetësi, duke ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në shëndetësi.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zhvillimit të reformës shëndetësore në interes të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë. /Terlegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori