LAJMI I FUNDIT:

Fetai: Gjykimi për rastin ‘Sopot’ të fillojë sa më shpejtë

Fetai: Gjykimi për rastin ‘Sopot’ të fillojë sa më shpejtë

Për shkak të udhëtimit zyrtar të gjyqtarit, seanca për rastin ‘Sopot’ në të cilën akuzohen 10 persona për terrorizëm, është anuluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gjykim kanë qenë të pranishëm pesë persona nga të akuzuarit, ndërsa kjo është seanca e parë pasi PSP e mori në dorë këtë rast.


Prokurorja Fatime Fetai ka deklaruar se pret që procesi gjyqësor për këtë rast që kur PSP e ka marrë në kompetencë, të fillojë sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse, siç tha ajo, lënda disa vite është duke u refuzuar.

Fetai nuk ka dashur të zbulojë se me cilët argumente do të veprojë PSP në procedurë. Seanca e ardhshme është caktuar për 9 tetor.

Në një nga bisedat e përgjuara, që i publikoi LSDM para tre viteve te të ashtuquajturat ‘bomba’, zhvillohet një bisedë në mes ish-ministres së MPB-së Gordana Jankulloska dhe drejtorit të atëhershëm të policisë sekrete Sasho Mijallkov, gjegjësisht për rastin ‘Sopot’.

Në rastin ‘Sopot’ akuzohen dhjetë banorë të fshatit Sopot, se në vitin 2003, kanë vendosur granatë, ku vdiqën dy ushtarë të NATO-s nga kontingjenti polak dhe një civil nga Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori