Partitë kanë mendime të ndryshme për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, tashmë ka më shumë se tre muaj që funksionon pa nënkryetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Derisa shumica parlamentare pretendon se Kuvendit duhet të ketë pesë nënkryetarë, aq sa ka propozuar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferit, opozita është e ndarë. VMRO-DPMNE-ja mbështet vetëm opsionin siç e quajnë ata tradicional, që Kuvendit të ketë tre nënkryetar. Partia më e madhe opozitare akuzon shumicën se me pozita në Kuvend, po plotëson nevojat politike dhe partiake.
“Fillimisht vlerësojmë se duhet ndjekur tradita e Kuvendit që nga viti 1991 e deri më tani, pra Kuvendi të ketë tre nënkryetar, ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo nënkupton efikasitet, funksionim ekonomik dhe përfaqësim adekuat të të gjitha partive politike qoftë të shumicës apo opozitës. Propozimi për pesë nënkryetar është interes politik me të cilin pajtohen LSDM, Besa, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Ne vlerësojmë se një marrëveshje e tillë politike, do të jetë harxhim shtesë për Kuvendin dhe nuk do ta bëj Kuvendit aspak më efikas”, deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Lëvizja Besa mbështet propozimin e Kryetarit të Kuvendit për pesë nënkryetar me qëllim që edhe këtij subjekti politik ti takojë një post nënkryetari. Megjithatë nga kjo parti akoma nuk kanë caktuar se cili nga deputetët e tyre mund të zë pozitën e nënkryetarit në rast se miratohet propozimi i shumicës.
“Ne si Lëvizje Besa dhe si grupi i dytë më i madh opozitar në Kuvend, kërkuam që një vend i nënkryetarëve të na takon neve. E konsiderojmë si kërkesë legjitime pasi që bëhet fjalë për Kuvendin ku të përfaqësuar janë të gjitha grupet parlamentare dhe si parti e dytë më e madhe shqiptare në Kuvend, kemi vlerësuar se duhet të kemi një vend të nënkryetarit”, u shpreh Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Sipas rregullores së Kuvendit, numrin e nënkryetarëve e përcakton kryetari, ndërsa zgjedhjen e tyre e vendos Kuvendi me shumicë votash. Një nënkryetar zgjidhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. I njëjti posedon kabinet, këshilltar dhe sekretar. Përveç pesë nënkryetarëve, shumica pretendon që Kuvendi duhet të ketë edhe pesë sekretar të përgjithshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025