LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Milaim Zeka: Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, i ka komentuar deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Zafir Berisha, i cili sot u ka bërë thirrje dy partive opozitare, Vetëvendosje e LDK, që të mbledhin votat për rrëzimin e qeverisë.

“Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Prej qe e njohe Hashim Thaçin, nje gje munde ta them me vertetesine me te madhe: Ai çdo veprim te vetin e nise duke analizuar raportet personale me individin, ose fenomenin qe ndodhe rreth tije!


Kolegu im, Zafir Berisha, nuk po bene mire qe luften kunder Qeverise Haradinaj, e ka kthy krejte ne personale.

Qeverine nuk e votoi, jo per shkak te parimeve, po per shkak te ministrit te Kultures, nga radhet e PDK-se, i cili eshte kandidat per kryetar te Prizrenit. Si ka mundesi qe Zafa nuk e voton qeverine, po ama e voton Kadrine?!!

Tash, nuk rrexohet qeveria perinati te Valdete Dakes, as te KQZ-se, qe ja hoqen te drejten Zafes qe te kandidoje per kryetar Prizreni. Une jam komplet kunder ketij vendimi, ama Zafa nuk mundet me thane: “Perinati te nuses, me vdekte djali”!

Ne qeverine munde ta rrexojme vetem nese punon mbrapeshte, dhe kunder interesave te Kosoves!!!

Ky eshte mendimi im si deputet, perndryshe Zafa i dine punet e veta, ama nuk duhet harruar, qe ne kete qeveri eshte edhe NISM-a…” (sic.), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/