Në ligj i quajtur “antimafia”, nëpërmjet së cilit do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme dhe rrjedhimisht do të luftohej korrupsioni dhe krimi i organizuar, ka më shumë se shtatë vjet që është iniciuar, por më deri më tani nuk është jetësuar asnjëherë.
Një premtim për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme e ka dhënë ditë më parë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se në një të ardhme të afërt do ta rishikojë legjislacionin për këtë çështje, pa përmendur në mënyrë specifike ligjin “antimafia”.
Për përfaqësues të shoqërisë civile, Kosova ka legjislacion të mjaftueshëm që mundëson luftimin e pasurisë së paligjshme. Por, thonë ata, nuk ka vullnet dhe guxim që të zbatohet legjislacioni në fuqi.
Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “ Çohu”, thotë se nëse Ministria e Drejtësisë ka vullnet për këtë çështje, në rend të parë duhet të krijohet një ligj që lejon në mënyrë retroaktive të verifikohet pasuria e dyshuar.
“Nuk guxojmë të fillojmë nga momenti kur miratohet ligji, sepse hyjmë në një amnisti të përgjithshme për personat që kanë krijuar pasuri të paligjshme ndër vite”, thotë ai.
Kurse, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se ndryshimi i kornizës ligjore nuk do ta ndryshojë realitetin në praktikë, duke marrë parasysh politizimin e sistemit të drejtësisë.
“Mungesa e vullnetit politik, mungesa e guximit të prokurorëve për ta zbatuar ligjin, ka ndikuar në mungesë të rezultateve. Pra, korniza ligjore nuk do të ndikojë aspak, nëse nuk ka vullnet në praktikë të Prokurorisë”, thotë ai. “Pas pasur një rishikim të drejtësisë penale, pa pasur një proces të verifikimit, vetting-ut të gjyqtarëve, prokurorëve duke pasur parasysh politizimin e sistemit të drejtësisë, konsiderojmë se Kosova nuk është e përgatitur dhe nuk i plotëson kushtet për të pasur një ligj të tillë”.
Megjithatë, Demhasaj shprehet pesimist se mund të ndodhë një gjë e tillë pasi, sipas tij, zyrtarëve të lartë shtetërorë nuk u konvenon miratimi i një ligji të tillë, meqë objekt i parë i hetimit do të duhej të ishte prejardhja e pasurisë se tyre e më pas konfiskimi.
Ndryshe, edhe pse në Kosovë nuk ekziston ligji “antimafia”, një Ligj për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale, sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, e kryen funksionin e njëjtë. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare, vlera e sekuestrimit ka arritur deri në 70 milionë euro, kurse niveli i konfiskimit është më shumë se një milion e 100 mijë euro. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025