Jo më pak se 410 serbë kanë pretenduar se do të gjejnë mbështetje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ta pezulluar Ligjin për Trepçën, derisa ky ligj, sipas tyre të ndryshohej dhe të plotësohej në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Mirëpo kërkesa e tyre është hedhur poshtë nga institucioni më i lartë në vend që jep verediktin nëse një ligj është në harmoni ose jo me Kushtetutën.
Kërkesa për pezullim të Ligjit të Trepçës, në fakt është bërë nga tri palë: nga Kosovska banka SH.A. Beograd me seli ne Beograd, nga Jugobanka SH.A., Beobanka SH.A. dhe Beogradska banka SH.A. po ashtu me seli në Beograd dhe nga 410 punëtorët e minierave Kishnica dhe Novobërda, shkruan AktivPress.
Të tria palët e kanë deponuar kërkesën në Gjykatë Kushtuese në shkurt të këtij viti.
410 punëtorët si palë e tretë kanë thënë se kanë qenë të punësuar deri në vitin 1999 në dy minierat që janë pjesë e Trepçës.
Ata janë ankuar se gjatë muajit qershor të vitit 1999 u ishte pamundësuar paraqitja e rregullt në vendet e punës, dhe për shkak të situatës së sigurisë nuk kanë pasur mundësi të kthehen më aty ku kanë punuar më herët.
“Ata nuk kishin pranuar asnjë njoftim nga menaxhmenti i KXMK Trepça për mundësinë e kthimit në vendet e punës, dhe as nuk ishin njoftuar për statusin e tyre juridik. Atyre nuk u ishin dorëzuar asnjëherë vendimet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në minierat Kishnica dhe Novoberda”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë vitit 2006, 410 serbët kishin iniciuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme procedurë kundër AKM-së dhe Administratës se UNMIK-ut, ku kishin kërkuar pagesën e pagave të papaguara, si dhe pagesën e kontributeve përkatëse për fondin pensional.
Megjithatë, ata nuk kanë mundur t’i realizojnë kërkesë-paditë e tyre për shkak të moratoriumit me të cilin është pezulluar zbatimi i të gjitha masave kundër pasurisë ose ndërmarrjeve të cilat janë pjesë e Trepçës.
410 ankuesit kanë kërkuar nga Trepça “kthimin në punë, pagesën e të ardhurave të realizuara në shumë prej 200 euro në muaj nga dita e pezullimit të pagesës së tyre, si dhe pagesën e kontributeve përkatëse për fondin pensional në emër të tyre, që të gjitha së bashku paraqesin pronën e parashtruesve të kërkesës”.
Mirëpo, Gjykata Kushtetuese, siç shkruan AktivPress, e ka hedhur poshtë kërkesën për pezullim të përkohshëm të ligjit duke shpjeguar se vetëm Kuvendi, presidenti i Republikës së Kosovës, Kryeministri dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar për të ngritur në Gjykatën Kushtetuese çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.
Për me tepër, Gjykata Kushtetuese ka rikujtuar se më herët ka vendosur që “Ligji për Trepçen është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedura e ndjekur për miratim nga Kuvendi i Republikës se Kosovës”.
Ligji për Trepçën është miratuar me 8 tetor 2016 në Kuvendin e Kosovës dhe ka hyrë në fuqi me 31 tetor 2016.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/energy_price_tlg-780x439-1.jpg)
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/musk-780x439.jpg)
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
![Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-para-e1738865439183-780x439.jpg)
Miliarda euro të BE-së nga Plani i Rritjes kushtëzohen me dialogun Kosovë-Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër