LAJMI I FUNDIT:

KQZ decertifikoi edhe pesë kandidatë për zgjedhjet lokale

KQZ decertifikoi edhe pesë kandidatë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme, me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, mori tri vendime.

KQZ mori vendim për decertifikimin e pesë kandidatëve nga subjekte të ndryshme politike pasi këta kandidatë kanë parashtruar në KQZ kërkesën për tërheqje.

Ndërkaq u vendos të certifikohen 63 kandidatë të tjerë, nga subjekte të ndryshme politike, të cilët zëvendësojnë kandidatët e decertifikuar nga KQZ-ja për shkak të aktgjykimeve dënuese të plotfuqishme nga gjykata, transmeton Telegrafi.


Po sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për akreditimin e Grupit të parë të vëzhguesve për zgjedhjet lokale. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar në kuadër të këtij grupi është 30. Në mesin e tyre janë edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian. Me këtë rast, anëtarët e KQZ-së u shprehën të kënaqur që edhe këto zgjedhje do të vëzhgohen nga ky mision. Vëzhgimi i zgjedhjeve, u shprehën anëtarët, ndikon në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në procesin zgjedhor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi raportin e shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 11 qershor 2017.

Sipas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën 4 milion e 38 mijë e 768 euro. Gjatë diskutimeve në këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së theksuan se duke u mbështetur në këtë raport, kostoja e zgjedhjeve po shkon duke u zvogëluar, gjë që është një trend pozitiv. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Kalo në kategori