LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë miraton Deklaratë për zgjedhje të lira dhe demokratike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë miraton Deklaratë për zgjedhje të lira dhe demokratike

Në prag të Zgjedhjeve lokale të 15 tetorit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e saj të 26-të miratoi Deklaratë për angazhim për zgjedhje të lira dhe fer dhe i përkrah parimet themelore që kanë të bëjnë me të drejtën e secilit qytetar të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në kryerjen e funksioneve publike, në mënyrë direkte ose indirekte, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë të lirë, të votojë në zgjedhje me votim të fshehtë dhe të ketë mundësi të barabartë për të shprehur qëndrimet politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria gjithashtu miratoi Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera shtetërore, si dhe Udhëzim për ndalim të përdorimit të sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme në pronësi shtetërore nga dita e caktimit të zgjedhjeve deri në ditën e votimeve, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

“Vendosja dhe përforcimi i proceseve dhe institucioneve demokratike është përgjegjësi e përbashkët e Qeverisv, qytetarëve dhe partive politike, sepse zgjedhje të lira, fer dhe demokratike janë faktor kyç për shfrytëzim efektiv të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.


Me miratimin e kësaj Deklarate, Qeveria fton të punësuarit në adminsitratën shtetërore të denoncojnë raste të mundshme të shtypjes nga organet ku ata punojnë, dhe në rast se vërtetohet shkelje e ligjit, do të merren masat e nevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori