LAJMI I FUNDIT:

Fillon gara e hakerëve “Capture the Flag” nga ICK dhe Sentry (Foto)

Fillon gara e hakerëve “Capture the Flag” nga ICK dhe Sentry (Foto)

Në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK) ka filluar gara “Capture the Flag”, në të cilën po marrin pjesë katër ekipe të profesionistëve të rinj në fushën e Sigurisë Kibernetike.

“Capture the flag”, gara e cila ka filluar të premten dhe zgjatë deri të dielën, ka bërë bashkë në ICK entuziastë dhe profesionistë të fushës së sigurisë kibernetike. Të njohur si “white hat hackers” pjesëmarrësit po marrin pjesë në aktivitetin më të madh dhe përmbyllës të edicionit të parë të Javës për Sigurisë Kibernetike, e cila mundësohet nga Sentry Cyber Security, ICK & Raiffeisen Bank.


Qëllimi i garës është simulimi i një ambienti sa më real të punës në fushën e sigurisë kibernetike ku ekipet po përballen me sfida nga më të ndryshmet – sulm, mbrojtje, administrim sistemesh, raportim, programim, social engineering, kriptografi, etj. Pjesëmarrësit e garës janë duke përjetuar nj♪7 rast tipik të punës në një ekip të sigurisë, ku duhet të mbrohen asetet dhe informatat te cilat i posedon ekipi i tyre duke i bërë ballë stresit, presionit psikologjik, pagjumësisë, lodhjes, ndjenjës së përgjegjësisë, frikës, dhe zgjedhjes së problemeve teknike.

Garuesit në Cyber Defense Week – CTF, do të fitojnë eksperiencë në menaxhimin e situatave kritike, reagim ndaj incidenteve, dhe definim të rrjedhës së punës. Sfidat e paraqitura detyrojnë që të zhvillohet pune ekipore, duke ndarë role kyçe për të siguruar më së shumti pikë, gjë që i lejon garuesve të identifikojnë strukturat e sigurisë në ambient korporativ.

Rolet e ekipeve jane: National Defense Operatives – Simulim i një agjensioni shtetëror, Advanced Persistent Threat – Simulim i entitetit me operacione infiltruese, Tetra Coporation Security – Simulim i një departamenti të sigurisë në korporatë, Hyperion Hacker Collective – Simulim i një grupi hakerësh me motive radikale. Të gjitha ekipet kane zhvilluar kapacitet për mbrojtje dhe sulm duke u siguruar që shërbimet e tyre të jenë të qasshme 24/7.

Capture the Flag përmbyllet të dielën, më 17 Shtator, ndërsa ekipi fitues shpërblehet me 1,000 euro nga Banka Raiffeisen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori