Binjak në horoskop, i pëlqejnë barcoletat shumë, sidomos inteligjente dhe që nuk lëndojnë të tjerët, adhurues i muzikës klasike vazhdimisht, elektro, rapsodike me tematikë kombëtare dhe i zërit të arritur deri në perfeksion, si dhe di të këndojë.
Është shumë këmbëngulës dhe i durueshëm, ndërsa kur ka mbetur pa para në jetë, ka huazuar. E pi duhanin, por jo edhe alkoolin. Nuk ka pasur të dashur kurrë, dhe nuk planifikon të ketë.
Ky është përafërsisht ‘background’-i më i shkurtër i Fehmi Feratit, kandidatit për kryetar të ardhshëm të Mitrovicës.
Ferati i cili pretendon postin e të parit të qytetit të Mitrovicës nga partia Vetëvendosje, gjatë një interviste për KosovaPress, ka treguar arsyen pse ka vendosur të hyjë në politikë, pse nën ombrellën e Vetëvendosjes, por ka rrëfyer edhe për planet, synimet dhe projektin e tij për Mitrovicën.
“Nuk e kam parë vetën më herët në politikë, por dëshpërimet personale, kohët e fundit që kanë ndodhur në qytetin tim, kanë bërë që të marrë vendim që të angazhohem pikërisht në subjektin i cili i ka mbetur konsistent qëllimeve dhe parimeve të veta”, ka thënë Ferati.
Ai ka mohuar mundësinë e dështimit të tij në këtë garë, duke thënë se garancë për këtë e ka punën, përvojën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar, për të cilat tha se i ka bërë gjithmonë me nder.
Ferati foli edhe për konkurrentët e tij, për të cilët tha se janë njerëz të mirë të gjithë, por potencoi kreativitetin si virtyt që e dallon nga të tjerët.
Ai ka sugjeruar kandidatët konkurrentë të jenë të kujdesshëm në fjalorin e tyre gjatë fushatës, dhe të mos premtojnë gjëra të parealizueshme.
“Nuk i besoj dështimit, duke u bazuar në gjithë punën time, përvojën dhe të gjitha angazhimet personale. Gjatë gjithë jetës time kam punuar me nder, djersë dhe ballëhapur. Mitrovica i ka 10 kandidatë për kryetar komune. Unë personalisht i njoh si njerëz të mirë të gjithë, nuk shoh ndonjë konkurrencë që mund të shfaqin nga planet personale. Pres kreativitet dhe jo retorikë të vazhdueshme dhe të mërzitshme të këtyre fushatave 15 vjeçare. Kërkoj prej kandidatëve mos me gënjyer dhe mos me shfrytëzuar komunikimin me prek imagjinatën e qytetarit duke premtuar projekte që nuk realizohen sepse kjo nuk është morale dhe etike… Mendoj se e gjithë përvoja ime në fushën e biznesit, edhe të krijimtarisë, edhe në fushën e mediumit, të komunikimit strategjik do të më ndihmoj mjaftueshëm për me qeverisë komunën, duke njohur qytetin, lindur dhe rritur në qytet…i njoh mirë problemet”, tha ai.
Rreth shtyllave kryesore të programit, ai ka përmendur veç tjerash arsimin, shëndetësinë, turizmin, e sidomos raportet me Trepçën, si shtyllat kryesore të programit të tij.
Ferati ka porositur elektoratin që kundërshtarët në politikë të mos i shohin si armiq.
“Mitrovica ka specifikat e veçanta dhe shumë interesant që në Mitrovicë ka mundësi të krijohet një kapital i ri, duke riaktivizuar intelegjencën dhe të rinjtë. Pikat kryesore mbeten edhe tutje, do të thotë nga një program ku janë arsimi, shëndetësia, turizmi, dhe një pikë e veçantë që duhen të ridefinohen raportet e Mitrovicës me Trepçën janë shumë të rëndësishme. Ajo çka kërkoj prej elektoratit është që nëse një familjar ose një qytetar tjetër, është oponent, mos e konsidero si armik sikurse deri tani, sepse këto parti të mëdha deri tani nuk kanë zhvilluar fushatë etike”, theksoi Ferati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite