LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari policor në Kërçovë akuzohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike (Video)

Zyrtari policor në Kërçovë akuzohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike (Video)

Një zyrtar policor i dyshuar për tregri me lëndë narkotike ka sulmuar kolegët e tij, të cilët kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij.

Polici dhe gjashtë persona tjera janë arrestuar për shkak të dyshimeve se janë pjesë e një grupi që kanë kryer tregtime lëndë narkotike në Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë kontrolluar 14 objekte në Kërçovë dhe një institucion ndëshkues dhe edukues në Strugë. I burgosuri në Strugë i cili ka pasur trajtim të veçantë në burg dhe leje që çdo ditë të del në mëngjes dhe të kthehet në mbrëmje, ka qenë udhëheqësi kryesor i shit-blerjes së drogës”, thonë nga MPB.


Në këtë aksion janë sekuestruar disa paketime me kokain dhe heroin, sasi e madhe e marihuanës, legjitimime policore, armë dhe para. Policia paralajmëron ndërmarrje e masave adekuate./Telegrafi/