LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë turk “u lut që uraganet të shkaktonin sa më shumë shkatërrime” – reagojnë SHBA-të

Zyrtari i lartë turk “u lut që uraganet të shkaktonin sa më shumë shkatërrime” – reagojnë SHBA-të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas lutjeve të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit turk Ankara, që uraganet Irma dhe Harvey të shkaktonin sa më shumë shkatërrime në SHBA, në mënyrë që kjo e fundit ta linte Turqinë rehat.

Në disa postime në Twitter, kryebashkiaku Melih Gokçek ka shkruar: “Kostot e uraganeve Harvey dhe Irma në SHBA kanë arritur në 290 miliardë dollarë. Vazhdojmë me lutjet ‘O Zot, atyre që merren me ne jepu probleme të tilla që të na harrojnë’”.


Pas deklaratave kontraverse ka reaguar edhe zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, e cila nuk e fshehu habinë kur gjatë një takimi me gazetarët e huaj mësoi se çfarë kishte shkruar në Twitter kryetari i një bashkie me 5-6 milionë banorë.

“Unë jam një grua besimtare dhe uroj që ato lutje të bien në vesh të shurdhër. Sepse as nuk mund ta mendoj që dikush lutet që një tjetër komb të përjetojë tragjedi”, tha ajo.

Pas reagimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, Gokçek doli me një deklaratë për mediat, ku tha se ai nuk kishte uruar shkatërrime për popullin amerikan, por për shtetin amerikan që nuk rresht së ndërhyri në Lindjen e Mesme. /tvklan.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori