LAJMI I FUNDIT:

Kapitanoviq: Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Kapitanoviq: Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Veseli dhe Kapitanović diskutuan për raportet e shkëlqyera që Kosova dhe Kroacia kultivojnë midis tyre, në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës euro-atlantike të të gjithë rajonit.


Duke konfirmuar përkushtimin e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese, kryeparlamentari Veseli theksoi se rrugëtimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian duhet të jetë model për vendet e tjera të rajonit, të cilat aspirojnë integrimin në BE., bën të ditur zyra për informim e kryeparlamentarit.

Ambasadorja Kapitanoviq, ndërkaq, theksoi se Kroacia vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në procesin integrimit evropian të saj dhe afirmimit të mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë.

Diplomatja kroate i shprehu kreut të Kuvendit të Kosovës urimet e përzemërta me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë funksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kalo në kategori