LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e PAN-it, për beneficione në Parlament

Ndarja e PAN-it, për beneficione në Parlament

Analistët politikë vlerësojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë në komisione.

Partitë e koalicionit PAN pritet të funksionojnë të ndara tash pas konstituimit të institucioneve.

Nisma për Kosovën tashmë ka bërë të ditur se do të veprojë si grup i vetëm parlamentar, ndërkohë që edhe AAK-ja pritet ta bëjë të njëjtën gjë.


Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e këtyre subjekteve janë shprehur të bindur se një ndarje e tillë nuk do të paraqesë problem në lidhjet e koalicionit. Madje, sipas tyre, ky veprim as nuk e lëkund e as nuk e zbeh bashkëpunimin me partnerët brenda PAN-it, shkruan gazeta “Zëri”.

Nga ana tjetër, njohësit e legjislativit konsiderojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të përfitojnë sa më shumë pozita.

Kjo ngase, siç thonë ata, si grupe të ndara partitë arrijnë të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë nëpër komisionet parlamentare.

Megjithëkëtë, meqë këto subjekte janë ndarë pas konstituimit të Kuvendit nuk do ta gëzojnë të drejtën të kenë nënkryetarë të Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori