LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Me reforma do të eliminohet mundësia për keqpërdorime në DSK

LSDM: Me reforma do të eliminohet mundësia për keqpërdorime në DSK

Partia në pushtet, LSDM njofton se ka filluar me reforma themelore në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe thonë se këto reforma do të sigurojnë transparencë dhe efikasitet tek policia dhe do të eliminojnë mundësinë për keqpërdorime në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim (DSK), njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM në 100 ditët e para të mandatit ka filluar reformat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat do të sigurojnë profesionalizëm më të madh, transparencë dhe efikasitet në polici. Kanë filluar reformat në sistemin për ndjekjen e komunikimeve, përmes të së cilit do të garantohet pavarësi dhe kontrollë ekspertësh. Me këto reforma do të eliminohen mundësitë për keqpërdorime në këtë institucion”, thonë nga LSDM.

Sipas kësaj partie një nga format kyçe për luftimin e krimit të organizuar është hapja e Qendrës koordinative nacionale për luftë kundër krimit të rganizuar, që së shpejti do të fillojë me punë dhe në të do të kyçen Drejtoria e policisë financiare, Drejtoria e të ardhurave publike, Drejtoria për zbulime financiare, Drejtoria doganore dhe Prokuroria Publike.

“Reformat në polici parashohin edhe përmirësim të kushteve të punës dhe përmirësim të statusit të të punësuarve në MPB”, thonë mes tjerash nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori